Botë

Bakhmuti, përballet me sulme të vazhdueshme nga Rusia

25.04.2023 13:25

Forcat ruse kanë kryer një sërë sulmesh në Bakhmut në ditët e kaluara...

Forcat ruse kanë kryer një sërë sulmesh në Bakhmut në ditët e kaluara, por asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparim kritik. Sipas ushtrisë ukrainase, luftimet e ashpra po vazhdojnë për qytetin e Bakhmutit. 
 
“Forcat ruse kanë kryer 62 sulme ajrore dhe gjashtë sulme me raketa kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objektivëve civilë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase  në raportimin ditor, duke shtuar se ofensiva kryesore e Moskës vazhdon të jetë e përqendruar në vijën e frontit në Bakhmut, Avdijivka dhe Marjinka.
 
Beteja për kontrollin e Bakhmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, po vazhdon që disa muaj.