Futboll
Ronaldo eliminohet nga Kupa, përplaset me trajnerin
25.04.2023 13:31
Cristiano Ronaldo nuk po jeton një moment të mirë në Arabinë Saudite, në Al Nassr...

Cristiano Ronaldo nuk po jeton një moment të mirë në Arabinë Saudite, në Al Nassr, skuadër ku luan që nga janari i këtij viti, i mbuluar nga një mal floriri. Pas polemikave për gjestin e fundit, ja ku ai bëhet përsëri protagonist i një sherri me trajnerin e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit të humbur 1-0 ndaj Al Ëehda.
Humbja e pësuar duke luajtur në epërsi numerike në një pjesë të mirë të pjesës së dytë.Portugezi pati disa raste shënimi, por nuk arriti të shënojë golin e barazimit.
Në pjesën e parë, Ronaldo doli nga fusha dukshëm i mërzitur nga performanca e skuadrës së tij e cila pësoi një gol, duke i bërtitur trajnerit të tij Jelicic ndërsa të dy po kalonin rrugës për në dhomat e zhveshjes.
