Futboll

Atalanta mund Romën dhe hyn në garë për zonën Champions

25.04.2023 13:33

Atalanta mundi Romën 3-1 në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A...

Atalanta mundi Romën 3-1 në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A për t'u rikthyer me shpejtësi të plotë për një vend në Champions League.
 
Në Gewiss Stadium, zikaltërit e Gasperinit zhbllokuan ndeshjen me Pasalic në minutën e 39-të, me një të majtë që befasoi Rui Patricio pas një asistimi të Zapata.
 
Ndeshja u ndez në finale: në minutën e 74-të Toloi dyfishoi, më pas Pellegrini rihapi lojën në minutën e 83-të me asistimin e Belottit. Në finale është Koopmeiners që vulos fitoren.
 
Katër skuadra, katër pikë largësi, për vetëm një vend, vendi i katërt i vlefshëm për Champions League. Atalanta ia doli, duke fituar një ndeshje direkte dhe duke u regjistruar sërish, me të drejta të plota, në finalen e sezonit të zjarrtë.