Botë
Tre të plagosur gjatë sulmit mbi një sinagogë në Kopenhagë
15.02.2015 15:11
Një civil dhe dy policë janë plagosur natën e kaluar gjatë sulmit mbi një sinagogë në qendër të kryeqytetit danez, Kopenhagë...

Televizioni danez TV2 njoftoi se personi civil, është qëlluar në kokë, ndërsa policët kanë lëndime në dorë dhe këmbë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Në mëngjes në afërsi të sinagogës dhe në kafeterinë "Krudtenden", ku gjatë sulmit të armatosur dje pasdite është vrarë një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, policia qëlloi një burrë, i cili refuzoi të ndalej në paralajmërimin policor dhe ka hapur zjarr mbi policët.
"Personi u qëllua për vdekje. Në incidentin nuk ka policë të pësuar", thuhet në kumtesën policore.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhur në lagjen Njorebro. Policia informoi se personi i vrarë "me siguri është kryerësi i dy sulmeve" mbi sinagogën dhe mbi kafeterinë "Krudtenden".
Të shtënat e para kanë ndodhur në një qendër kulturore, ku karikaturisti kontrovers, Lars Vilks, i cili e ka përshkruar profetin Muhamed si qen në vitin 2007, ka marrë pjesë në një debat për lirinë e shprehjes.
