Maqedoni

Inspektorati shtetëror i tregut kontrollon tregtarët e pemëve dhe perimeve

25.04.2023 15:22

Është konstatuar se shitës me pakicë të paregjistruar janë të vendosur në tregun e madh të pemëve dhe perimeve...

Është konstatuar se shitës me pakicë të paregjistruar janë të vendosur në tregun e madh të pemëve dhe perimeve dhe në mbarë Shkupin dhe në të gjithë territorin. Kushdo që kryen veprimtari të paregjistruar do të përgjigjet sipas ligjeve për të cilat është kompetent Inspektorati shtetëror i tregut. Nga kjo e fundit kanë paralajmëruar se do të veprojnë sipas ligjit të tregtisë. Do të ketë konfiskim të produkteve, sipas ligjeve për të cilat jemi përgjegjës. Të gjitha aksionet do të vazhdojnë intensivisht dhe nuk do të ndalen në të gjithë territorin.
 
“Sistemi duhet të funksionojë në interes të të gjithëve. Askush nuk mund të manipulojë popullatën. Sistemi do të funksionojë sipas të gjitha ligjeve. Ka tregtarë që tentojnë t’i manipulojnë ligjet dhe qytetarët. Mbi 30 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë sot në tregun e madh për pemë dhe perime në Shkup, ku kontrollojnë tregtarët e pemëve dhe perimeve.”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
 
Te importuesit e pemëve dhe perimeve po kontrollohet respektimi i vendimit të Qeverisë për shpërndarjen dhe shitjen e të paktën 70 për qind të sasive që kanë dorëzuar në janar dhe shkurt. Aksioni i inspektorëve do të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe më pas, siç njofton IShT-ja, do të dalin me informacione për gjetjet që janë zbuluar dhe nëse ka pasur tregtarë të gjobitur. Aksioni i inspektorëve kryhet në koordinim me ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Pasurinë e Konfiskuar.
 
REJHANE METAJ