Banka Botërore: RMV rritje 2.4 % më të ulët në rajon
Maqedonia e Veriut ka rritjen më të ulët ekonomike....

Maqedonia e Veriut ka rritjen më të ulët ekonomike, inflacion më të lartë dhe borxh krahasimisht të njëjtë me vendit e rajonit, thotë raporti ekonomik i Bankës Botërore.
Rritja ekonomike parashihet të jetë 2.4 për qind ndryshe nga parashikimi i kaluar për rritje prej 2.7 për qind dhe inflacioni do te jetë 9.1 për qind.
Banka Botërore: RMV, inflacion dhe borxh më të lartë në rajon
Borxhi publik po vazhdon të rritet dhe do të arrijë 51.5 për qind dhe borxhi i jashtëm 89.4 për qind nga bruto prodhimi vendor.
“RMV tani është në nivel me të lartë të borxhit në krahasim dhe me vendet e BE-së. Shteti duhet në vazhdimësi të investojë në përforcimin e infrastrukturës dhe sidomos infrastrukturës sociale.”, - thanë nga Banka Botërore.
Viti i kaluar ka shënuar rekord për rritjen e çmimeve, por me masat ekonomike, varfëria është ulur, thonë nga Banka Botërore. Ekonomistët thonë se mirë është që nuk ka pasur restreksione për energjinë elektrike dhe nuk kemi hyrë në recesion.
“RMV parashikon rritje prej 2.4 për qind rritje më e lartë se viti 2020, por është një rritje më e ulët në krahasim me vendet e rajonit.”, - thanë nga Banka Botërore.
Për të realizuar rritje ekonomike më të mirë dhe inflacion më të ulet, nevojitet që politikat qeveritare të fokusohen në politikën tatimore, të dedikohen mjete për kategorinë më të varfër të qytetarëve dhe të koordinohen politikat monetare me ato fiskale.
“Kishte tendencë për sjelljen e tatimit progresiv personal, por kjo gjë nuk gjeti përkrahjen e opinionit dhe besoj se duhet të ketë politika konkurruese në segmente ku mendohet se ka sjellje monopolistike në treg.”, - theksuan nga Banka Botërore.
Për rritjen enorme të funksionarëve nuk ka një përgjigje konkrete, por nga BB thonë se duhet të filtrohen koeficientet, jo vetëm tek ministrat, por dhe te funksionarët e emëruar. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
