Maqedoni

Ndërtimi i korridoreve, marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” para biznesmenëve

25.04.2023 16:16

250 milionë euro nga buxheti në vit do të investohen në ndërtimin e autostradave 8 dhe 10-D...

250 milionë euro nga buxheti në vit do të investohen në ndërtimin e autostradave 8 dhe 10-D, me gjatësi 109 kilometra, të cilat duhet të jenë gati për 57 muaj. Zëvendëskryeministri Artan Grubi e prezantoi projektin në një takim me biznesmenë. Grubi pohon se nuk ka korrupsion dhe krim,  marrëveshja me kompaninë amerikane “Bechtel” nuk është sekret shtetëror, përkundrazi ai përmban komponentë të besuar. Shteti nuk do të paguajë gjoba dhe çdo qindarkë e shpenzuar do të bëhet publike. 
 
“Ky është një projekt jetësor për të gjithë ne dhe duam që ai të jetë i suksesshëm. Nëse një denar përvetësohet nga ky projekt nga qytetarët apo nëse ndonjëri nga ne politikanët është i korruptuar, le të kalbemi në burg të përjetshëm.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
 
Ministri Boçvarski njoftoi se ndërtimi do të bëhet në faza.
 
“Me këto ndryshime ligjore është mirë që të kapet ritmi për realizim të shpejt të këtyre projekteve. Prandaj, vlerësoj se këto ndryshime ligjore janë të mira, jo vetëm për këtë projekt, por vlejnë për të gjithë rrugët e ardhshme dhe magjistralet që do të aplikohen për ndërtim.”, - theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Bochvarski. 
 
Antikorrupsioni thotë se mënyra e zbatimit të ligjit që mbulon ndërtimin është arsye për përgjegjësi. Ata janë ende në pritje të marrëveshjes me konsorciumin amerikano-turk.
 
“Mënyra e shkurtuar e ndryshimeve në tetë ligje është arsye e ekzistencës së përgjegjësisë në vetvete. Tashmë kemi një çështje të hapur, publiku është në dijeni, po mbledhim dokumentet dhe të gjitha informacionet e nevojshme. Do të monitorojmë edhe efektin e ndryshimeve që do të rezultojnë nga këto tetë ligje.”, - u shpreh anëtarja e Komisionit  Shtetëror për Korrupsion, Katica Nikolovska. 
 
Lidhur me komentet e përfaqësuesve të biznesit se projekti për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-D nuk përfshin kompanitë maqedonase, zëvendëskryeministri i parë tha se i gjithë procesi ka qenë publik dy vitet e fundit dhe kushdo që dëshironte, mund të ishte pjesë e projektit.
 
SANIJE DURAKU