OSQShP është në grevë të përgjithshme, Shaqiri: Mos e vini në dyshim maturën shtetërore
Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimeve....

Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimeve kërkon paga më të larta ose do të futet në grevë të përgjithshme. Nëse nuk ka marrëveshje nga financat për ndryshimin dhe plotësimin e kontratës kolektive, sindikalistët kërcënojnë me ndërprerjen e diplomimit shtetëror, testimet vendase dhe ndërkombëtare, trajnimet dhe provimet për drejtorë.
“Pagat tona thjesht ishin të harruara, në drejtim të rritjes së pagës minimale, dy herë tashmë. U rritën pagat e atyre që ishin në pozitë më të ulët dhe erdhëm në një situatë që u barazuan pagat e më shumë se 11 personave nga 28 të punësuar në Qendrën Shtetërore të Provimeve”, - deklaroi Emilija Boshkovska nga OSQShP.
“Vitin e kaluar në shtator kur u rrit paga minimale, këto njerëz këtu nuk morën kurrfarë rritje as në mënyrë lineare dhe as në mënyrë tjetër. Rritja u bë në veprimtari të tjera të sektorit publik. Por, tash me rritjen e fundit që paga u rrit në 20 mijë e 125 denarë ata mbetën pa asnjë rritje.”, - theksoi kryetari i Sindikatës të veprimtarisë së financave, Goce Selloski.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri apelon që të mos vihet në dyshim provimi i maturës shtetërore. Ai urdhëroi të gjithë punonjësit së bashku me drejtorin që të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin zgjidhjen e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
“Të gjithë kemi obligime ligjore dhe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore, nuk mund ta shfrytëzojnë momentin e maturës shtetërore që të arrijnë qëllimin. Qëllimi i Qeverisë dhe marrëveshjes së përgjithshme kolektive të gjithë që e presin edhe sindikatat e tjera janë kushtet më të mira, por nuk dua në atë institucion që të shfrytëzohen këto situata që dikush të fitojë nga nxënësit e shkollës së mesme që duhet ta mbarojnë maturën shtetërore.”, - u shpreh ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
Organizata Sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimeve është e vendosur se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre dhe deri atëherë të gjitha proceset që varen nga ky institucion do të mbeten pezull, përfshirë edhe provimin e maturës shtetërore. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
