Maqedoni
Avokati i popullit: Qytetarët e përgjuar mund të kërkojnë ndihmë
15.02.2015 16:34
Avokati i popullit, Ixhet Memeti, vlerëson se me rastin e përgjimit në Maqedoni të rreth 26 mijë qytetarëve është I kundërligjshëm dhe është shkelur e drejta e privatësisë...

Ai këto komente i bëri në intervistën javore për europën e lirë ku poashtu ka vlerëson se nëse rasti i përgjimeve nuk kryhet shpejtë dhe në mënyrë efikase, pasojat do të janë shumë të rënda.
“Gjithmonë kur ka thyerje të drejtave të qytetarëve, të mos flasim kur kjo gjë është dukuri masive, institucionet duhet që shpejt dhe në mënyrë efikase të reagojnë, gjithçka tjetër lë dyshime për mos besim në institucionet, kështu edhe për këtë rast kërkohet një punë shumë serioze, e shpejtë dhe profesionale, e institucioneve, përndryshe nëse ngel e pa zbardhur shpejtë dhe në mënyrë efikase, gjithsesi do të lë pasoja në cdo aspekt si tek qytetarët, dhe në përgjithësi në shoqërinë tonë. Maqedonia nuk ka mekanizma të fortë dhe kapacitet për të kontrolluar punën e policinsë dhe prandaj mund të na ndodhin gjëra të tilla, të cilat mbesin pa zgjidhje përfundimtare”, shprehet avokati i popullit Ixhet Memeti.
Memeti, gjithashtu tha se qytetarët e përgjuar, mund të kërkojnë mbrojtje.
“Gjithsesi ata mund të kërkojnë mbrojtje. Mbrojtjen duhet ta kërkojnë në institucionet e sistemit tonë, në pushtetin gjyqësor, mund të drejtohen edhe tek institucioni Avokat i popullit, dhe me një procedurë të caktuar, Avokati i popullit do të ndërmerr masa në pajtueshmëri me ligjin për Avokatin e popullit.”, theksoi Memeti në një intervistë për europën e lirë”, shprehet avokati i popullit Ixhet Memeti.
I pyetur për liritë dhe të drejtat e njeriut në vend Memeti thot se vlerësim i tij i përgjithshëm është se ka sektorë ku punët ose rrin në vend ose edhe keqësohen.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
