Maqedoni

Ministri rumun i mbrojtjes në Shkup: Rumania, vlerëson aktivitet e RMV-së në NATO

25.04.2023 16:37

Në frymën e përforcimit të bashkëpunimit në shërbim të paqes dhe sigurisë në Evropë....

Në frymën e përforcimit të bashkëpunimit në shërbim të paqes dhe sigurisë në Evropë kaloi takimi midis dy ministrave të mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe shtetit rumun në Shkup. Ministrja Sllavjanka Petrovska theksoi përkushtimin e ushtrisë së vendit për të vazhduar në mënyre aktive aktivitetet në kuadër të NATO-s, sidomos në përforcimin e kufirit lindor të Aleancës. Ndërkaq, ministri rumun, Angel Tilvar, deklaroi se kontributi lojal dhe miqësor i Maqedonisë së Veriut në kuadër të Aleancës, ka dëshmuar se NATO ka marrë vendimin e duhur duke e bërë pjesë të sajën.
 
Sipas Tilvar në këto kohëra të destabilizimeve në Evropë, BE nuk duhet të lë anash integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe theksoi rëndësinë e rajonit në Detin e Zi për paqen në mbarë kontinentin.
 
Ministri rumun i mbrojtjes në takimin me presidentin, Stevo Pendarovski, foli për bashkëpunimin midis shteteve, duke dhënë maksimumin në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit të NATO-s.
 
MERAL ISMAILI