Arsim, programe kundër korrupsionit për një shoqëri më të mirë
Të rinjve u pengon sistemi i korruptuar....

Të rinjve u pengon sistemi i korruptuar, për këtë arsye ata duan të ikin jashtë vendit. Bartësit e funksioneve duhet të jenë shembull për ndërtimin e një sistemi efektiv dhe të pakorruptueshëm, u tha në Tryezën e rrumbullakët me temë “Arsimimi antikorruptues”.
Korrupsioni është i rrënjosur në shoqëri dhe tashmë nuk mund ta dallojmë, sepse ekziston në çdo sferë të arsimit. Të rinjve u duhen informacione për luftën kundër këtij lloj krimi, thonë nga Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit.
“Disa prej problemeve kryesore janë ndikimet e theksuara dhe autorizimet diskrecionale gjatë punësimeve në arsim, përhapja në masë të madhe e klientelizmit dhe miqësi gjatë punës në të gjitha nivelet e arsimit. Korrupsioni është aq i thellë në shoqërinë tonë, saqë është e vështirë të dallohet pasi njerëzit janë mishëruar me këtë fenomen.”, - deklaroi anëtari i Komisionit Shtetërorë për parandalimin e korrupsionit, Vlladimir Gorgiev.
Ministri i arsimit tha se intoleranca ndaj korrupsionet duhet të zhvillohet në fëmijëri, përmes lëndëve në procesin edukativo-arsimor.
“Ekziston një konsensus se tek fëmijët që në moshë të hershme duhet të inkurajohen qëndrimet e intolerancës ndaj korrupsionit dhe të zhvillohen aftësi që do t’i ndihmojnë ata t’i rezistojnë me sukses presioneve, kur përballen me praktika korruptive. Temat kundër korrupsionit janë më të përfaqësuara në lëndën e arsimit qytetar, por procesimi i fenomenit të korrupsionit është i mundur edhe në disa lëndë të tjera, njëkohësisht si rezultat i kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve.”, - theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
Sipas panelistëve, në këtë tryezë nuk ekziston shtet pa korrupsion, por në vendin tonë niveli i korrupsionit është shumë i lartë dhe duhet të përpiqemi që kjo dukuri të jetë sa më e ulët. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
