Maqedoni
Bekteshi: Kufizimi i marzheve zgjatet deri më 30 qershor 2023
25.04.2023 19:50
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të shtyhet kohëzgjatja...

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të shtyhet kohëzgjatja e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë dhe të zbatohet deri më 30 qershor 2023. Me këtë vendim marzhi më i lartë tregtar për miell nga gruri - lloji 400 dhe 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë vendor, qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezët e pulës, gjizë, djathi i bardhë i lopës si dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavalli, kosi, salca e kosit si dhe dhalltit përcaktohet deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë. Marzhi më i lartë tregtar për bukën e bardhë, sheqerin dhe vajin e lulediellit për ngrënie, përcaktohet deri në 5% në tregtinë me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë.
“Duke pasur parasysh se me këtë vendim kufizohet rritja e çmimeve përmes përcaktimi të lartësisë së marzhit tregtar, i cili duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, ndërsa situata e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, lindi nevoja për të propozuar një ndryshim në Vendim, me të cilin zgjatet afati i aplikimit për dy muajt e ardhshëm të këtij viti, pra nga 30 prilli deri më 30 qershor 2023.”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Qeveria në kohëzgjtje të njëjtë të vendimit të lartëpërmendur në mënyrë plotësuese ka marrë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregti me pakicë të vezëve dhe orizit e cila do të jetë në fuqi deri më prill të këtij viti.
SAFET ADEMI
