Maqedoni

Komuna e Bërvenicës: Këtë vit proekte infrastrukturore dhe në arsim

15.02.2015 16:52

Konform planifikimeve dhe projekt bxuhetit që ka hartuar për vitin 2015 Komuna e Bërvenicës këtë vit synon që të realizoj disa projekte që janë në interes të banorëve të këtij rajoni...

Përvec investimeve që janë paraparë të bëhen në infrastrukturën arsimore dhe atë rrugore Komuna e Bërvenicës këtë vit prioritet më së shumti do tu jep planeve urbanistike.
 
Kryetari i Komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti për TVM2 thotë se me ligjin e ri parashifet që për cdo vendbanim të përgaditen plane të reja urbanistike.
 
“Këtë  vit prioritet kryesor i kemi dhënë planifikimit, sidomos planeve urbanistike pasi që planet aktuale të vendbanimeve që gravitojnë në Komunën e Bërvenicës, janë jashtë përdorimit sepse u ka kaluar afati dhe me ligjin e ri duhet për cdo vendbanim të bëhen plane të reja urbanistike ne këtë punë e kemi bërë dhe jemi në përmbyllje të planeve urbanistike, dua të përmendi planin urbanistik të fshatit Gurgurnicë që për herë të parë tani është mirtuar plan, që ska pas asnjëher Gurgurnica plan urbanistik, dhe ky ka qenë edhe problemi kryesor për shumë aktivitete qofshin  për ndërtimet private apo punë tjera të cilat i planifikon komuna”, shprehet kryetari i komunë së Bërvenicës, Enver Pajaziti. 
 
Kreu i Komnës së Bërvenicës Enver Pajaziti tha se këtë vit poashtu do të bëhen investime edhe në infrastrukturën nën tokësore në rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza.
 
“Kemi  bërë një punë goxha të madhe  dhe shpresoj që këtë vit do të përfundojm edhe me fshatin Cellopek të rri, njëri pritet që në pranverë tani në Mars të fillojmë me punimet në fshatin Bërvenicë dhe fshatin Sedllarcë sepse është një premtim i hershëm dhe një pritje e madhe nga qytetarët, është rajon shumë specifik ku ka ujëra nëntokësor dhe me të vërtet është një gjendje shumë alarmante, kemi premtime të forta edhe nga buxheti i qeverisë dhe nga burime tjera nga Banka Botërore dhe shpresoj se edhe ky projekt do të realizohet”, shprehet kryetari i komunë së Bërvenicës, Enver Pajaziti. 
 
Nga Komuna e Bërvenicës thonë se Shkolla Fillore në fshatin Cellopek mbetet një nga problemet kryesore, por i pari i kësaj komune Enver Pajaziti shpreson se gjatë këtij viti kalendarik do të gjindet ndonjë mundësi financiare për të t’u vazhduar punimet.
 
MIFTAR EMINI