Botë
Talibanët vrasin liderin e IS-it, planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit
26.04.2023 10:40
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që organizoi sulmin vetëvrasës të gushtit 2021...

Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), që besohet se ka planifikuar sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit më 2021 është vrarë nga talibanët, thanë zyrtarët amerikanë. Zyrtarët amerikanë nuk dhanë detaje të tjera se si mësuan se ai ishte përgjegjës për bombardimin.
“Ekspertët në Qeveri kanë besim të madh se ky individ në të vërtetë ishte personi përgjegjës.”, tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS.
Sipas raportimit të New York Times, ShBA-ja mësoi për vdekjen e liderit të IS-it në fillim të prillit.
Është e paqartë nëse ai është shënjestruar nga talibanët apo është vrarë gjatë luftimeve të vazhdueshme midis IS-it dhe talibanëve. Më 24 prill, ShBA-ja nisi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë në bombardimin në Kabul lidhur me vdekjen e liderit të IS-it.
Uashingtoni ofroi 10 milionë dollarë shpërblim për këdo që kishte informacione që do të çonin në kapjen e personave përgjegjës për sulmin apo për kapjen e liderit të IS-it, Sanaullah Ghafari.
Në gusht të vitit 2021, trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë amerikane.
