Maqedoni
Takimi Pendarovski - Sadriu, në fokus, integrimi në strukturat euroatlantike
26.04.2023 11:56
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Stevo Pendarovski...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Stevo Pendarovski është pritur me ceremoni zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani pas takimit me Pendarovskin dhe konferencës së përbashkët për media, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Për të na informuar rreth detajeve të takimit, në linjë të drejtpërdrejtë keni gazetaren tonë, Nermin Mulaku Fejzullahu, e cila do të na bëjë të ditura detajet lidhur me vizitën e presidentes, Osmani-Sadriu.
