Maqedoni

Ambasadorja amerikane, Aggeler, kritikon punën e Gjykatës së Apelit

26.04.2023 12:14

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës së Apelit në Shkup...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës së Apelit në Shkup, për shkak të kthimit të lëndëve të profilit të lartë në rigjykim dhe disa lëndëve të tjera që janë vjetërsuar për shkak të mos gjykimit në kohë nga ana e kësaj gjykate.
 
“Çdo ditë e më shumë jam e shqetësuar dhe e zhgënjyer, për shkak të numrit të madh të lëndëve të profileve të larta që Gjykata e Apelit i ktheu në procedurë të shkallës së parë për rigjykim. Pamundësia e dukshme e gjykatave për të proceduar shpejt çështjet përmes procedurës gjyqësore dhe kalimin e tyre mbrapa ndërmjet Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë, ul më tej besimin e ulët që publiku ka te gjykatat.”, tha Aggeler. 
 
“Për më shumë se 30 vjet ShBA-ja e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në qëllimet e saj, përfshirë sundimin e ligjit dhe qeverisjen efikase. Kemi shpenzuar mbi 560 milionë dollarë për të ndihmuar në këto fusha, përfshirë trajnime dhe programe për shumicën e prokurorëve dhe gjykatësve. Fatkeqësisht, kam frikën se rezultati i ulët i këtij investimi sa vjen e tkurret.”, u tha në letrën e Ambasadores Aggeler.
 
“Letra do të shqyrtohet ditëve në vijim në mbledhjen me qeverinë.”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.