Maqedoni
SHF “Ismail Qemali”: Rrugët e pa sinjalizuara rrezik për nxënësit
15.02.2015 17:00
Këtu prapa meje ndodhet sh.f Ismail Qemaili në Çair,pran të cilës në të dyja anët kalojn rrug me qarkullim të madh automjetesh...

Në munges të shenjave të komunikacionit për të mos rrezikuar sigurin e fëmijëve preferohet që vozitësit të ngasin automjetet me shpejtësi më të vogël,sepse jo rrall her shpejtësia e tyre ka qen fatale për nxënësit e shkollave të ndryshme në vend.
Nevojen per sinjalizim te rruges e theksojne edhe prinderit femijet e te cileve mesojne ne kete shkkolle.
Ata theksojne se kane frik ti lejojne femijet qe te kalojne vetë këtë rrugë prandaj detzrohen ti sjellin fëmijët në shkollë edhe kur janë të moshave pak më të rritura.E keqja njëher ndodhë thonë ata.
"Duhet të ket shenja,fëmijët jan të vegjël dhe nuk din,për gjdo dit ne nga dy deri në tre her udhtojm,pasi kam tre fëmij-ata e kalojn ama një her ndodh,e keqja ndodh ndoshta jo përgjdo dit ama njëher ndodh dhe pastaj”, shprehet qytetari.
“Kjo rrug është katastrof,plus andej kah princi,as nuk ka vija të bardha as asgjë,duhet me pru fëmijën në shkoll me marr për shkak se veturat vozitin shpejt.kemi pas edhe te shkolla mbledhje por nuk ka asgjë,ka ndodh plot her vetura ka goditur fëmijën dhe e ka hedhur”, shprehet nje qytetar tjeter.
Drejtori i kësaj shkolle Kadri Agushi poashtu e pohon rrezikun pasi shkolla ndodhet në mes të rrugëve Metodija Mitevski dhe Llazo Tërpovski.
Por ai sqaron se sidomos për sinjalizimin e rrugës Llazo tërpovski ka parashtruar disa her kërkesa te qyteti i Shkupit në kopetencë të së cilit është kjo rrugë, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë konkrete.
“Që të dy rrugët janë të rrezikshme, sidomos rruga Llazo Tërpovski është shum e rrezikshme. Te kjo tjetra ka disa polic të shtrirë. Në skaj të shkollës kemi pasur disa kontejnerë, tani i kemi larguar, është bër diçka është bërë një lëvizje mirpo rreziku më i madh qëndron te rruga Lazo tërpovski edhepse disa her kemi kërkuar edhe në Komunën e Çairit edhe në Qytetin e Shkupit, për ti bërë sinjalizimet horizontale dhe vertikale nuk kemi arritur një mirkuptim. Komuna e Çairit ka marr disa masa por kjo rrugë i përket rrugëve magjistrale", shprehet drejtori i SHF “Ismail Qemali” – Çair, Kadri Agushi.
Agushi thot se per çdo vit ka parashtruar të paktën një ose dy kërkesa.
Kërkesa e fundit ka qenë më 23 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa nga qyteti i Shkupit kanë kërkuar që komuna e Çairit të bëj një plan, të cilin tanimë ajo e ka bërë dhe Agushi pret që së shpejti të bëhet sinjalizimi, në të kundërtën ai thot se do të reagoj përsëri, sepse nuk mund të lejoj që nxënësit e kësaj shkolle të vazhdojnë ti ekspozohen rezikut gjat kalimit të rrugës.
Por deri në sinjalizimin e kësaj rruge, mbetet që nxënësit të jeni më syçelë, për të evituar fatkeqësitë në komunikacion, të cilat për fat të keq në disa raste kanë qenë fatale për nxënësit e shkollave të ndryshme të vendit pikërisht për shkak të mungesës së sinjalizimit të rrugëve dhe vozitjes së shpejtë.
GYLTENE SINANI
