Maqedoni

Osmani në Bruksel, fjalim para anëtarëve të PE-së

26.04.2023 12:32

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qëndron  për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast u drejtua para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian  për të diskutuar mbi forcimin e demokracisë, vlerave evropiane së bashku me shoqërinë civile në vendet kandidate për anëtarësim në BE. 
 
Siç bëri të ditur MPJ-ja, Osmani do të marrë pjesë në diskutimin në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Sagarc, Ilhan Kyçyk, Marion Valsman, Tijs Rojten, Masimo Kastaldo, Vlad Botos, Andrea Shajder dhe Irena Joveva.
 
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani do të realizojë takime me liderët e grupeve më të mëdha të deputetëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez nga grupi i Socialistëve dhe emokratëve  dhe Manfred Veber nga Partia Popullore Evropiane.