Botë

OBSh, rrezik nga shpërthimi biologjik në Sudan

26.04.2023 13:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik”...

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i uzurpuar gjatë luftimeve në Sudan. Zyrtarët thanë se është e paqartë se kush qëndron pas uzurpimit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Kartum, shkruan Euronews.
 
Qyteti, tash e dhjetë ditë, është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë. OBSh-ja i tha BBC-së se punëtorët nuk mund të hyjnë më në laborator dhe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë elektrike janë duke e bërë të pamundur menaxhimin e duhur të materialit atje.
 
Zyrtarët thanë se një gamë e gjerë materialesh biologjike dhe kimike ruhen në laborator. Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.