Denver dhe Phoenix në gjysmëfinale, Atlanta ndal marshimin e Boston

26.04.2023 13:43

Denver ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-109 ndaj Minnesota...

Denver ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dallua Jamal Murray me 35 pikë, mbështetur nga Nikola Jokic me një “triple double” (28 pikë, 17 rebound e 12 asist).
 
Përballë Denver në gjysmëfinale do të jetë Phoenix, që sot mposhti 136-130 Clippers dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre.Mungesa e Leonard u ndje te Clippers (Powell 27 pikë), ndërsa për Suns shkëlquen Booker me 47 pikë e 10 asist si dhe Durant, autor i 31 pikëve.
 
Në Lindje, ngec skuadra e Boston, që u mund 119-117 nga Atlanta, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Trae Young me 38 pikë e 13 asist ishte lider për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Brown për Boston, që pavarësisht humbjes udhëheq 3-2 serinë e takimeve.