Maqedoni
Bomba 2: Dëshmi audio për “atak” mbi gjyqësinë
15.02.2015 17:12
Lideri i opozitës Zoran Zaev publikon audio materiale me të cilat pretendon të dëshmojë për uzurpimin e pushtetit gjyqsor nga pushteti ekzekutiv...

Bisedat telefonike mes pjesëtarëve qeverisë, aktorëve të gjyqësorit, prokurorisë, pushtetit lokal dhe medias dëshmojnë se si zgjidhen gjykatësit dhe prokurorët, si anulohen vendimet gjyqësore në dëm të pushtetit dhe si merren vendimet gjyqësore, në favor të njerëzve të afërt me pushtetin.
Sipas Zaev, anëtarë të pushtetit kanë dakorduar vendime gjyqsore, kanë dakorduar shkarkime dhe emërime të gjykatësve, kanë dakorduar kryetarë gjykatash, kanë dakorduar avansime të gjykatësve të ndëgjueshëm ndaj pushtetit.
“Asgjë nuk është çudi, prandaj as avancimi I Marko Zvërlevski në prokuror publik. Nuk është çudi që Zvërlevski hesht tetë ditë pas publikimit të skandalit për përgjim të mbi 20 mijë qytetarëve, nga ana Gruevskit dhe Mijallkovit. Në xhirimin e rradhës së bisedës mes ministres Jankullovska dhe ministrit të financave Stavrevski do t’u bëhet e qartë se ndëgjueshmëria e Marko Zvërlevskit si prokuror publik për krim të organizuar e ka ngjitur në shkallë më lartë në sistemin gjyqsor. Ai personalisht me kërkesë të ministres për punë të Gordana Jankullovska ka marrë vendim prokurimi publik, e ka hedhur poshtë padinë penale kundër ministrit për financa Zoran Stavrevski”, shprehte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas Zaev, bisedat dëshmojnë se ekzekutivi ka shkelur Kushtetutën sipas së cilës pusheti ekzekutiv dhe ai gjyqësor janë pushtete të ndara. Uzurpimi dhe keqpërdorimi i gjyqsorit për të qërruar hesape me kundërshtarët politik dhe ata që mendojnë ndryshe ka bërë që burgjet të mbushen përplot me të dënuar politik, thotë Zaev.
“Kjo padyshim zbulon pse burgjet në Maqedoni janë përplot me të burgosur politik. Si montohen procesi gjyqsore kundër atyre që mendojnë ndryshe. Si dakordohen vendime gjyqsore kundër gazetarëve që nuk bashkëpunojnë me qeverinë dhe kundër çdokuj që nuk është bashkëpunëtor me qeverinë”, shprehte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Lideri i opozitës publikoi edhe bisedën e drejtorit të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, në kohën kur BDI kishte bllokuar zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.
Në një bisedë tjetër protagoniste është ministrja e brendshme Jankullovska, e cila bisedon me kreun e Komunës së Prilepit Marjan Ristevskin, nga i cili kërkon informnacione për përkatësinë politike të një gjykatësi.
Dhe në fund Zaev publikoi edhe një bisedë të kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas me gjykatësen Filimena Manevska, ku i kërkon të ndërhyjë në tre raste për tëcilat gjyktata e shkallës së parë ka marrë vendim në favor të njerëzve të afërt me pushtetin, por të cilat gjykata e Apelit i kishte hedhur poshtë.
SHPËTIM NUREDINI
