Botë

Kolinda Grabar Kitaroviq: U betua si presidente e Kroacisë

15.02.2015 17:39

Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin, duke marrë zyrtarisht postin...

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviq.
 
Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq. Në inaugurim ishin të pranishëm 88 delegacione të huaja, përfshi presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.