Lufta në Ukrainë, Kina paralajmëron bisedime për paqe
Kina paralajmëron dërgimin e përfaqësuesit të saj të posaçëm në Ukrainë....

Kina paralajmëron dërgimin e përfaqësuesit të saj të posaçëm në Ukrainë për të biseduar me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës.
Këtë ia ka deklaruar presidenti, Xi Jinping, të mërkurën, homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede telefonike. Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, citohet t’i ketë thënë Xi presidentit ukrainas, Zelensky.
“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo ftesë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Zelensky i ka kërkuar disa herë presidentit kinez Xi të takohet me të, edhe pasi lideri kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, muajin e kaluar.
