Maqedoni

Osmani, takime me liderët e partive Shqiptare

26.04.2023 21:00

Presidnetja e Kosovës ka takuar sot edhe liderët e partive politike Shqiptare

Presidnetja e Kosovës ka takuar sot edhe liderët e partive politike Shqiptare, Ali Ahmetin e BDi-së, Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, Afrim Gashin e Alternativës dhe Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa. 
 
Siç njoftojnë nga kabineti i Ahmetit, në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe Osmanit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva evropiane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon. Procesi i ndryshimeve kushtetuese është cilësuar si i domosdoshëm për rrugën evropiane, të cilën e ka nisur Maqedonia e Veriut, ku Ahmeti e ka informuar Osmanin mbi iniciativën e fundit ku të përfshirë janë të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend. 
 
Në takimin Taravari-Osmani janë këmbyer mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon, bëjnë të ditur kga kabineti i Taravarit. 
 
Edhe në takimet e kreut të Alternativës Gashi dhe atij të Lëvizjes Besa Kasami është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe zhvilliemet në rajon.