Botë
Turqi: Protesta kundër vrasjes së një vajze
15.02.2015 17:41
Mijëra gra në Turqi kanë protestuar kundër vrasjes së një vajze të re, e cila i ka rezistuar përpjekjes së një shoferi të autobusit për ta përdhunuar...

Policia ka gjetur trupin e djegur të Ozgecan Aslan, 20 vjeçe, në një shtrat të lumit në qytetin Mersin, të premten.
Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me vdekjen e saj – shoferin e autobusit, babain e tij dhe një mik të tyre. Presidenti dhe kryeministri i Turqisë familjes sëvajzës I kanë shprehur ngushëllime.
Aslan, studente e psikologjisë, është rrëmbyer të premten, derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi.
Shoferi thuhet se ka bërë përpjekje për ta përdhunuar, por ajo e ka sulmuar me një sprej.
Më pas, Aslan është therur për vdekje dhe është goditur me një mjet të hekurt në kokë. Brutaliteti i vrasjes ka shkaktuar zemërim në gjithë Turqinë. Mijëra gra kanë protestuar në disa qytete të shtunën, përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe Mersinin.
