Maqedoni

Presidentja Vjosa Osmani vazhdon vizitën në Maqedoninë e Veriut

27.04.2023 09:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu vazhdon edhe sot vizitën në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu vazhdon edhe sot vizitën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çrrastë në ora 10:20 do të mbajë fjalë rasti para stafit akademik dhe studentëve në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
 
Osmani gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet që ta vizitojë edhe Tetovën ku do të realizoj takim me kreun e kësaj komunë, Bilall Kasamin.
 
Presidentja gjithashtu pritet të realizojë takime edhe me kryetarët e komunave të tjera të rajonit të pollogut.