Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev bashkëpunetorë i shërbimeve të huaja

15.02.2015 17:43

Ndaj pres konferencës së sotme të LSDM-së, ka reaguar partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE...

“Sot Zoran Zaev e vazhdoi përpunimin e tij me qendrat e huaja me publikimin e materialeve të krijuara me çka shpresohet se pa mbështetjen e qytetarëve, pa program, projekte dhe ide, do ta sjellin në pushtet. Kuptohet, ai është i vetëdijshëm, dhe i përgatitur për t`i plotësuar pritjet e shefave të tij jashtë. Njeriu i cili haptas deklaroi para tërë opinionit maqedonas se populli maqedonas duhet ta thyej këmbën ku me sms porosi i informoi liderët e partive tjera se në pushtet do ta sjellin miq prej jashtë dhe ku kryeministrit më së paku pesë herë i ka vërtetuar se materialet e krijuara i kanë ardhur prej shërbimeve të huaja, pret nga popullit t`i besoj dhe të votoj për të në zgjedhje. Njeriu i cili publikisht bisedonte se të gjitha punësimet në Strumicë janë partiake dhe dërgoi porosi deri tek të gjithë qytetarët që kur të vijë në pushtet të gjithë të punësuarit do të zëvendësohen me anëtarë të LSDM-së, me tërë mend shpreson se do ta bind popullin t`i jap një mbështetje masive në zgjedhje. Me secilën pres konferencë Zoran Zaev , po e dëshmon se është bashkëpuntor dhe instrument i shërbimeve të huaja sekrete”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.