Maqedoni

Presidentja, Vjosa Osmani, vazhdon takimet në Maqedoninë e Veriut

27.04.2023 12:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të ketë takime të shumta në Shkup e Tetovë.
 
Ajo marri pjesë në ceremoninë e dhënies së urdhrit “Hasan Prishtina”, post mortem për Arbër Xhaferi, si dhe dhuroi libra për bibliotekën muze në gjuhën shqipe në Manastir.
 
Mori pjesë edhe në inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës vendosi lule tek monumentet e Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës.