Ekonomi
Investime amerikane në zonën e lirë në Tetovë
15.02.2015 18:07
Industria automobilistike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e interesuar të investojë në zonën e lirë ekonomike në Tetovë...

TVM- 2 mëson se muajit e fundit, Qeveria dhe të gjitha insitucione të tjera që përrfshin ekonomin janë duke punuar fuqimisht në thitjen e këtij investimi.
Sipas informacioneve të TVM-2 kompania amerikane është tejet e interesuar dhe jep sinjale pozitive për të zgjeruar biznesin e tyre në këtë zonë.
Bisedimet ndërmjet Qeverisë, ministrisë së ekonomisë dhe janë në rrjedh e sipër dhe nëse nënshkruhet marrëveshja, do të punësohen mbi 1000 persona nga zonat për rreth.
“Kuptohet se nga informacionet të cilët i kam nga kolegët e mi, ministrat për thithjen e investimeve të huaja dhe drejtori i investimeve të huaja dhe nga partneri privato-publik është se i tërë kapaciteti intelektual, profesional ëshë për të thith një investim i cili është nga SHBA. Bëhet fjalë për një kompani që punon në fushën e automobilistike e cila presim të ketë rreth 1 mijë punësime, mirëpo tani është akoma heret që të thojmë se jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes. Bisedimet janë në rrjedhje dhe besojmë që epilogu përfundimtar do të jetë pozitiv”, shprehet ministri i ekonomise Bekim Neziri.
Në zonën e lirë ekonomike të Tetovës për momentin është duke u ndërtuar dhe punon objekti i kompanisë italiane për prodhimin e materialeve konpozuese ITEK. Por shumë shpejt, ne këtë zonë do vijnë dhe 2 kompani të tjera italiane nga industrria automobilistike.
“Ajo e cila mund tju informoj është se zonën ekonomike të tetovës, veçmë në Qeveria kanë kaluar os ekemi nënshkruar dy marrëveshje me dy investitor që kanë bëjnë në sferën e atomobilistike bëhet fjalë për dy kompani italiane”, shprehet ministri i ekonomise Bekim Neziri.
Zona teknologjike industriale e Tetovës shtrihet në hapësirë prej rreth 96 hektarë. Vendodhjen e zonës këtu, mundëson lidhëshmëri të shpejt me shtetit amë Shqipëri, gjë që ndihmon shumë për zhvillimin e biznesit në vend dhe në rajon.
Të gjitha investitorët e huaj që do të investojnë shuma të mëdha parash, kan lehtësime në fushën e taksave, dhe pa dyshim se kjo zonë do kontribon shumë në hapjen e vendeve të reja të punes.
REXHEP QAMILI
