Botë

Sudan, shkelet armëpushimi

27.04.2023 13:56

Në Sudan është shkelur armëpushimi...

Shpërthime të regjistruara në periferinë perëndimore të Khartoum.
 
Përveç numrit të vdekjeve dhe lëndimeve në konfliktin në Sudan, OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të shpërthimeve të epidemive, mungesës së ushqimit dhe ujit dhe ndërprerjeve të shërbimeve bazë shëndetësore, përfshirë imunizimin.
 
“Gjakderdhja që kemi parë në 10 ditët e fundit në Sudan është zemërthyese, është një vend, njerëzit e të cilit tashmë kanë vuajtur kaq shumë vitet e fundit.”, tha Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së.
 
Mbi 60 për qind e objekteve shëndetësore në Khartoum janë mbyllur për shkak të konfliktit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, apeloi që luftimet mes gjeneralëve rivalë në Sudan të ndalen menjëherë.