Maqedoni
Gjashtë vite nga 27 prilli i përgjakshëm, ASh dhe LSDM e quajnë dhunë barbare, VMRO, në mbrojtje të personave të dënuar
27.04.2023 14:25
Sot bëhen gjashtë vite nga dhuna e 27 prillit në Kuvendin Republikan, kur turma u futën në Kuvend...

Sot bëhen gjashtë vite nga dhuna e 27 prillit në Kuvendin Republikan, kur turma u futën në Kuvend dhe sulmoi deputetë e gazetarë, ndërsa më së shumti e kishin pësuar kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela, dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev. Kryetari aktual i ASh-së, Arben Taravari, duke përkujtuar prillin e përgjakshëm në Kuvend thotë se si sot në 27 prill të vitit 2017, u trondit parlamenti i Maqedonisë dhe vet themelet e demokracisë së këtij vendi.
“Dhuna barbare e ushtruar ndaj disa politikanëve dhe mbi të gjitha ndaj Ziadin Selës, i cili rrezikoi seriozisht jetën, mund të ndryshonin përgjithmonë fatin e brishtë të Maqedonisë. Falë pjekurisë, sidomos të Ziadin Selës dhe faktorëve ndërkombëtarë, u ruajt qetësia dhe fitoi demokracia. Le të shërbejë kjo ngjarje e shëmtuar si një mësim i paharrueshëm se dhuna dhe urrejtja duhet të jenë të përjashtuara në çdo rast dhe në çdo kohë.”, thekson Taravari.
LSDM e quan “27 Prillin” data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, që e përgatiti VMRO-DPMNE.
“27 Prilli është data më e zezë dhe më e përgjakshme e historisë bashkëkohore maqedonase. Para 6 vitesh, këtu në Kuvend e pamë fytyrën e vërtetë të regjimit dhunues të VMRO-DPMNE-së. Dhunues të armatosur nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së dhunshëm u futën në Kuvend, me qëllim që të vrasin deputet të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në Kuvend, të cenojnë rregullimin kushtetues e madje të shkaktojnë luftë qytetare dhe vetëm që të vazhdojnë të vjedhin, të shpëtojnë nga drejtësia dhe ta mbajnë peng Maqedoninë. Po VMRO-DPMNE e përgatiti dhe realizoi prillin e përgjakshëm.”, - deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.
Por VMRO-DPMNE thot se edhe pas gjashtë vitesh nga ngjarjet e 27 prillit LSDM dhe BDI vazhdojnë të spekulojnë me këtë rast. Nga kjo parti vazhdojnë të dalin në mbrotje të personave të dënuar për dhunën në Kuvend.
“Për VMRO-DPMNE-në procesi gjqësorë udhëhiqej në rrethana kontraverze nga gjykatësja e preferuar e pushtetit Dobrilla Kacarska, emir i së cilës është shndërruar në sinonim në perceptimin e qytetarëve që paraqet gjyqësori sot. Mjet I korruptuar në duart e LSDM-së dhe BDI-së mjet për mbrojtjen e krimit. Të përkujtojmë se sot Kacarska për këtë denim është shpërblyer për gjykatëse në kushtetuese. 211 vite burg për 27 prillin ndërsa Den Donçev është në liri. 211 vite burg për 27 prillin ndrësa Rashkovski shëtitet i lirë. Zaev jeton në biznes imperin e tij, Spasovski edhe më tej e mbron krimin dhe nuk ka përgjegjësi për asnjë kriminel nga pushteti. Gupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së ka parashtruar propozim ligj për amnesti pushteti atë e refuzoi.”, - deklaroi Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë ministri i brendëshëm Oliver Spasovski është shprehur kategorikisht kundër amnesties së të dënuarve për dhunën e 27 prillit në kuvend.
“Jam absolutisht kundër amnistisë së të gjithë të dënuarve që nga 27 prilli, propozimet që DPMNE i ka paraqitur në periudhën e kaluar. Si politikanë përgjegjës duhet të kemi marrëveshje për interesat kombëtare, jo për krimin!”, thekson ministri Spasovski në një postim në Facebook.
Lënda për të dënuarit e prillit nodhet në gjykatën supreme, ndërsa sipas VMRO-DPMNE-së sa më pare ky vendim duhet të kthehet në rigjykim në shkallë të parë pasi sipas kësaj partie ata nuk janë terrorist, për çka janë akuzuar dhe dënuar.
GYLTENE SINANI
