Interi fiton Juventusin, shkon në finale të Coppa Italia
27.04.2023 15:28
Interi siguron finalen e Kupës së Italisë ku në finale do të presë fituesin e çiftit Fiorentina-Cremonese...

Interi siguron finalen e Kupës së Italisë ku në finale do të presë fituesin e çiftit Fiorentina-Cremonese e cila do të luhet të enjten, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 0-2 për Vjollcët.
Zikaltërit mposhtën 1-0 Juventusin me një gol të Dimarco 15′, ndërsa ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar 1-1.
Tani fokusi i Interit është të shkojë në finalen e Champions, ndërsa Juventusi ka si synim finalen e Europa League.
