City fiton me lehtësi duelin direkt me Arsenalin

27.04.2023 15:29

Një Arsenal i jo i denjë përballë një City të shkëlqyeshëm....

Një Arsenal i jo i denjë përballë një City të shkëlqyeshëm. Në javën e 33 të Premier League, Qytetarët kanë shkatërruar 4-1 në Etihad Arsenalin dhe tashmë i afrohen titullit me vetëm dy pikë, ndërsa kanë edhe dy ndeshje më pak se kundërshtari. Sa i përket golave, ndeshja nisi mjaft mirë për të besuarit e Guardiolës, kur De Bryne realizoi që në minutën e shtatë, me assist të Halland. Në fund të pjesës së parë, vendasit shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes pasi Stones dyfishoi shifrat me një goditje me kokë.
 
Me fillimin e pjesë së dytë, Man City ishte më superiore në fushë dhe De Bryne realizoi golin e tretë, sërish në assist të Halland, ndërsa Holding realizoi golin e nderit për mysafirët, katër minuta para fundit. Në limit rrugën e rrjetës e gjeti dhe i përhershmi Erling Haaland, për rezultat përfundimtar 4-1, me të cilin City tash më është shumë afër mbrotjejs së titullit kampion.