Maqedoni

Integrimi në BE, Pendarovski: Zgjerimi i ngathët motivoi iniciativa rajonale

27.04.2023 15:46

Për shkak të politikës së ngathët të zgjerimit të BE-së, vendet rajonale kërkojnë alternativa tjera bashkimi...

Për shkak të politikës së ngathët të zgjerimit të BE-së, vendet rajonale kërkojnë alternativa tjera bashkimi, siç mund të përmendet “Ballkani i Hapur” dhe shumë iniciativa të tjera, vlerëson kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. Ai njëherit thotë se mungesa e vendosmërisë së BE-së sjell edhe formimin e segmenteve të reja brenda saj, duke nënvizuar Bashkësinë Politike Evropiane dhe ndryshimin e metodologjisë për zgjerim, të cilat kanë përfunduar me uljen e kredibilitetit të BE-së dhe  rritjen e skepticizmit tek vendet aspirante. 
 
“Bllokimi nga vendi anëtarë kundrejt vendit kandidat për anëtarësim për arsye të pastra dypalëshe që del jashtë kritereve të Kopenhagës, në mënyrë objektive komprometon zgjerimin  që me të drejtë është vlerësuar si më e mira e politikës së jashtme të unionit. E tëra kjo sjell euroskepticizëm në rajon dhe njëkohësisht edhe hamendjen  e politikës së zgjerimit nga ana e Brukselit. Sipas meje, kjo situatë ishte arsyeja e krijimit të iniciativave rajonale.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Gir: BE-së i duhet dinamikë, juve reforma
 
Se BE-ja gjendet para momenteve ku duhet përgjigjur me shumë fleksibilitet, e pohon edhe vet euroambasadori, Dejvid Gir, duke u thirrur në ndryshimin e gjeopolitikës ndërkombëtare. Sugjeron vendin tonë të harmonizojë politikën e mirë me fqinjët dhe të implementojë ndryshimet kushtetuese, nën formatin inkluziv.
 
“Duhet bazuar në kalkulim të mirë që është në interes të BE-së dhe vet  vendeve  kandidate aspirante,  të bazuar mbi stabilitetin, prosperitetin,  sigurinë, në mënyrë që ky procesi i zgjerimit të jetë më real dhe më dinamik. Jemi në një situatë kur kemi një momentum dhe dinamikë të jashtëzakonshme. Shpesh themi se fqinjësia e mirë ndërton integrim të mirë të procesit eurointegrues. Ky është  boshti i integrimit. RMV ka bërë mjaftueshëm në rrugën e saj të integrimit dhe vendi shkon përpara  me ndryshimet e pritshme kushtetuese, ku presim këto diskutime  të vijojnë sipas kontekstit gjithëpërfshirës dhe tolerues, ku ekzistojnë shumë dallime.”, - deklaroi ambasadori i BE-së, David Geer. 
 
Peshev: Integrimi në vitin 2030, i pamundur
 
Nga oda ekonomike, aspak optimist, se në vitin 2030 do të jemi anëtare e BE-së. Kërkon që së paku të  avancohet lëvizshmëria  e njerëzve dhe mallrave.
 
“Vlerësimi im është se kjo nuk do të ndodhë para 15 viteve dhe kjo tashmë nuk është agjendë as e gjeneratës sime, as edhe e fëmijëve të mi. Besoj të jetë agjendë e nipërve të mi.”, - theksoi Antoni Peshev nga Oda Ekonomike.
 
Këto komente u thanë në panel diskutimi me temë "Iniciativat rajonale dhe integrimet evropiane.”
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU