Maqedoni

Sindikata e pavarur e spitalit "13 Nëntori" do të protestojnë, nëse premtimet nuk përmbushen

27.04.2023 17:50

Në spitalin geriatrik "13 Nëntori" ka shqetësime të mëdha për problemet e akumulimit në shëndetësi...

Në spitalin geriatrik "13 Nëntori" ka shqetësime të mëdha për problemet e akumulimit në shëndetësi, thotë sindikata e punëtorëve të këtij spitali, e cila kërkon nga autoritetet të marrin masa për të parandaluar një kolaps të mundshëm. Kërkesat e tyre përfshijnë paga më të larta për punonjësit, njohje të shkollimit të infermierëve dhe kujdestarëve, kushte më të mira pune dhe mosdegradim të kualifikimeve të tyre.
 
“Në muajin mars, kur është dashur ta marrin pagën punëtorët shëndetësorë, me rritje prej 2.000 mijë denarë për mjekët dhe personelin tjetër dhe tre mijë denarë për infermierët, a do të llogaritet ashtu siç duhet, pra, duhet të llogariten javët e tyre, orari i tyre, pushimet dhe stazhi ose do të jepet vetëm rritja për muajin mars.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës në spitalin geriatrik, Lazo Kostovski.
 
Situata është alarmante dhe mundësitë janë të mëdha që të mos ketë kuadër për punë, sepse deri në fund të vitit edhe 150 infermierë janë duke u bërë gati valixhet për në Gjermani, thotë Lazo Kostovski, kryetar i sindikatës në spitalin e geriatrisë. Nga kjo sindikatë thonë se ministrat ndërrohen, por problemet mbeten dhe deri më tani dy të fundit nuk i kanë pranuar në takim për të shpjeguar kërkesat e tyre.
 
SEDAT SELIMI