Maqedoni

U raportua i zhdukur, më10 prill, është gjetur trupi i pajetë i Astritit

27.04.2023 19:08

Astrit Ismaili nga Gostivari, i cili më 10 prill u raportua si i zhdukur, është gjetur pa jetë, në lumin Vardar, në Shkup...

Astrit Ismaili nga Gostivari, i cili më 10 prill u raportua si i zhdukur, është gjetur pa jetë, në lumin Vardar, në Shkup.
 
Në raportin e MPB konfirmohet identiteti, tashmë i të ndjerit, Astrit Ismaili, i raportuar si i zhdukur. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, pasi ende nuk kanë dalë rezultatet nga obduksioni.
 
“Sot, rreth orës 09:00 në Sektorin për Punë të Brendëshme në Shkup është raportuar se në ujërat e Lumit Vardar, në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për pesonin me iniciale A.I. 25 vjeç nga Gostivari, i cili më datë 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.", thuhet në njoftim.