Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve kërkon masa ndaj Ristovskës
27.04.2023 19:16
Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik është kërkuar nga Këshilli Etik....

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik është kërkuar nga Këshilli Etik i këtij institucioni që të ndërmerren masa kundër prokurores Lençe Ristovska. Kjo për shkak se Ristovska në një deklaratë publike kishte thënë se anëtarë të Këshillit të Prokurorisë Publike bëjnë tregti me ndikimin.
Sipas tyre, prokurorja ka shkelë nenin 10 të Kodit Etik, sipas të cilit prokurorët nuk duhet t’i komentojnë vendimet e Këshillit. Në këtë seancë u zgjodh Ermon Neziri, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
