Maqedoni

Familja Sejfullau bën thirrje për ndihmë

15.02.2015 18:17

Pesë viteve të fundit gjendja në familjen Sejfullau nga lagja Cair është vështirësuar edhe më shumë...

Nëna Azize tregon se djalin e madh është detyruar ta dërgoj vazhdimisht në spital ndëra me lindjen e djalit të dytë nuk ka pasur ushqim të mjaftueshëm për ti ushqyer. 
 
“Për djalin e vogel vetëm vegetën e mirja buken e shtija në ujë dhe ja beja përshesh dhe e hante , nuk kisha mundesi 20 denare as nje kos ti blej dhe ti jap. Krejt me mundime , qumshtin më shumë ujë se qumshte pinte , po Allahu ja dha shendetin mire është, nuk ka asnjë penges , ndërsa me të madhin kam hequr shume 1 vit nëpër spitale tu vrapu ashtu jeta e njeriut është krejt me gazepe krejte me mundime, e rend mjafte”, shprehet bashkëshortja Azize Sejfullau.
 
Shtëpia e tyre një dhomëshe dhe me një korridor të ftohtë pamundëson jetesën e tyre të sigurtë. Katër antarët nuk bëjnë gjumin rehat sepse të gjitha ndryshimet klimatike që ndodhin në atmosferë u futen brenda. Bashkëshorti nuk ka punë të sigurtë ndaj u bën thirrje kompanive që ta punësojnë.
 
“Më vjen rrëndë të kërkoj nga të tjerët, është më mirë të kem punë. Në qoftese ka dikush mundësi të më gjejë punë, që të punoj dhe të mund të kujdesem për fëmijët”, shprehet bashkëshorti Ali Sejfullau.
 
Është e rëndë që fëmijëve të mos u ofrosh atë që e kërkojnë por mundësit i kemi aq thonë familjarët. Shpresojnë që opinion i gjërë pasi të njihet me hallin e tyre do tu dalin në ndihmë.
 
RINA TURKESHI - SAHITI