Botë
Tragjedi në Madrid, makina me shpejtësi skëterrë merr përpara këmbësorët, vdesin dy të moshuar
27.04.2023 19:48
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Spanjë, teksa 2 persona kanë humbur jetën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Spanjë, teksa 2 persona kanë humbur jetën.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Madrid, në rrugën e këmbësorëve “Paseo de Extremadura”, ku një makinë që ecte me shpejtësi ka përplasur këmbësorët duke shkaktuar 2 të vdekur dhe duke lënë të plagosur 5 të tjerë.
Viktimat e këtij aksidenti janë të moshës 72 dhe 81 vjeç, teksa menjëherë pas përplasjes shoferi është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Nga hetimet nuk dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.
