Maqedoni

Parashikimi i motit

28.04.2023 08:36

Moti sot do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme....

Moti sot do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 22°C
 
Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do të mbaj mot i freskët, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20°C.