Botë

Raketat ruse godasin Ukrainën, raportohen 12 të vdekur

28.04.2023 09:02

Rusia ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën...

Rusia ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke lënë të paktën 12 të vdekur. Dhjetë persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se blloku i apartamenteve të shkatërruar ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan.  Zelensky tha se sulmet treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë. E keqja mund të ndalet me armë, mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione sanksionet globale duhet të rriten.”, tha ai në një postim në Twitter. 
 
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë. Një video e postuar në Telegram nga Shërbimi Shtetëror Kufitar i Ukrainës tregoi një ndërtesë apartamentesh të dëmtuar rëndë në Uman pas sulmeve. Sulmet vijnë pasi forcat ukrainase besohet se po përgatiten për një ofensivë ushtarake me pajisje të reja, duke përfshirë tanke, të furnizuara nga aleatët perëndimorë.