Botë
Kosovë, dita kombëtare e të zhdukurve, kërkohet zbardhja e fatit të 1600 personave
27.04.2023 20:01
Kosova shënon ditën kombëtare të të zhdukurve....

Kosova shënon ditën kombëtare të të zhdukurve. Një plagë e hapur për 24 vjet. Nga lufta në Kosovë rezultojnë të zhdukur 1617 persona.
Më 27 prill 1999 në Meje, policia serbe dëboi nga shtëpitë të gjithë shqiptarët e zonës së Rekës së Keqe dhe Lugut të Carragojës. Ata u urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, derisa të gjithë meshkujt me dhunë u ndalën pikërisht në vendin që tash njihet si Lëndina e Pikëllimit ku edhe u ekzekutuan 377 prej tyre, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Çështja e të pagjeturve pritet të gjejë zgjidhje në kuadër të dialogut Prishtinë- Beograd.
Në agjendën e takimit të Brukselit, më 2 maj, është edhe Deklarata e Përbashkët për të pagjeturit.
