NBA: Boston kalon në gjysmëfinale të Lindjes
28.04.2023 10:47
Boston është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics triumfoi sot 128-120 ndaj Atlanta...

Boston është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics triumfoi sot 128-120 ndaj Atlanta, duke fituar 4-2 serinë e takimeve çerekfinale. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur në fundin e saj.
Atlanta nuk përfitoi nga faktori fushë për të fituar këtë ndeshje edhe pse të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë (Trae Young me 30 pikë më i miri). Për Boston u dalluan Broën me 32 pikë e Tatum me 30, një dyshe që bëri diferencën në parket. Në gjysmëfinale, Boston do të luajë ndaj Philadelphia dhe ka faktorin fushë në favor. Në Perëndim janë ende për t’u përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste.