Përleshje masive mes basketbollistëve në ndeshjen Real – Partizan
28.04.2023 10:49
Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të serisë së PlayOff-it të EuroLigës...

Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të serisë së PlayOff-it të EuroLigës, është përshkuar me dhunë të madhe në parket. Kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 40 sekonda pa përfunduar ndeshja, Sergio Llull i Realit shkaktoi një ndërhyrje të palejuar ndaj Kevin Punterit të Partizanit, gjë e cila çoi në kaos të paparë mes dy ekipeve. Dante Exum i Partizanit u lëndua nga Guerschon Yabusele, teksa gjyqtari i ndeshjes i shikoi pamjet për disa minuta.
Ndeshja u suspendua 1 minutë e 40 sekonda para fundit për shkak se nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm në dispozion. Fitorja në fund i takoi serbëve, duke mposhtur nikoqirët me rezultatin 95-80 dhe duke siguruar kështu 2 fitore në serinë e PlayOff-it të EuroLigës. Dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Beograd. E para luhet më 2 maj, dhe e dyta nëse zhvillohet, është caktuar për 4 maj. Për Partizanin, shkuarja në final four sivjet do të ishte e para në 13 vjet.
