United barazon me Tottenham, Newcastle kalon pa probleme Evertonin

28.04.2023 10:50

Barazim spektakolar në sfiden mes Tottenham-Manchester United. Dueli i zjarrtë i Premier League, përfundoi 2-2....

Barazim spektakolar në sfiden mes Tottenham-Manchester United. Dueli i zjarrtë i Premier League, përfundoi 2-2. Dy skuadrat morën nga një pikë dhe “Djajtë e Kuq” mbeten 6 pikë mbi skuadrën londineze.
 
Ishte debutimi i trajnerit te ri te perkohshem per Spurs, Ryan Mason, qe mori skuadren pas turpit te pesuar nga skuadra londineze ndaj Newcastle qe solli shkarkimin e zevendesi te Conte-s, Stellini, pas atij te vete trajnerit Italian. Pjesa e parë foli për United, që shënoi me anë të Jadon Sancho dhe Marcus Rashford. Pushimi i bëri mirë Tottenhamit, që evitoi humbjen falë golave të Pedro Porro dhe Son Heung-Min. Nje rilindje e vogel karakteri, edhe pse zona Champions eshte ende larg tashme.