Botë
Lajçak takoi Dendias në Athinë, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi
28.04.2023 10:54
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek...

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin. Për takimin dje ka njoftuar Dendias, i cili njoftoi për temën e takimit.
“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me përfaqësuesin special, Miroslav Lajçak, për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit, i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon.”.
Emisari Lajçak përgjatë procesit të dialogut ka zhvilluar shpesh takime me kryediplomatin grek.
