Botë

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane

28.04.2023 11:42

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane u përplasën dhe u rrëzuan në Alaskë teksa po ktheheshin nga një fluturim stërvitor....

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane u përplasën dhe u rrëzuan në Alaskë teksa po ktheheshin nga një fluturim stërvitor, duke lënë të vdekur tre ushtarë dhe duke lënë të lënduar një të katërt. Dy nga ushtarët vdiqën në vendin e përplasjes pranë Healy, Alaska, dhe një i tretë vdiq rrugës për në një spital, tha ushtria në një deklaratë, raportoi AP.

Secili nga helikopterët AH-64 Apache ka bartur dy persona në momentin e rrëzimit. “Kjo është një humbje e pabesueshme për familjet e këtyre ushtarëve, shokët e tyre ushtarë dhe për divizionin.", tha në deklaratën e ushtrisë gjeneralmajor, Brian Eifler. Kjo është përplasja e dytë që ka përfshirë helikopterë ushtarakë në Alaskë. Në shkurt, dy ushtarë u lënduan nga përplasja.