Zvrlevski: Askush nuk ka kërkuar nga unë të hedh poshtë akuzë penale
Prokurori publik, Marko Zvrlevski, i mohon akuzat e LSDM-së se ai e ka hedhur poshtë padinë penale kundër ministrit të Financave, Zoran Stavrevski, pasi ka intervenuar ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska...

“Unë si prokuror publik nuk kam vepruar mbi lëndën ku si i paditur paraqitet ministri i Financave, Zoran Stavrevski”- deklaroi prokurori publik, Marko Zvrlevski.
Sipas prokurorit publik, Zverlevski, prokurorët publik të cilët veprojnë në bazë të padive penale janë absolutisht të pavarur në veprimet e tyre dhe u nënshtrohen vetëm provave dhe ligjit.
“Prej meje askush nuk ka kërkuar që të hidhet një padi penale. Për të gjitha lëndët që është hedhur poshtë një padi penale, njoftohet i dëmtuari, gjegjësisht paditësi, dhe i njëjti ka të drejtë të ngrit procedurë para një gjykate, ose të ankohet tek një prokuror më i lartë”- tha prokuror publik, Marko Zvrlevski.
Zvrlevski nuk deshi të komentojë mbi aktin e përgjimit, e as nëse Prokuroria Publike po heton audio-xhirimet të cilat u publikuan nga LSDM-ja opozitare. (Sanije Kasami, TVM2)
