Maqedoni

Dita ndërkombëtare për siguri në punë, vitin e kaluar në RMV vdiqën 22 punëtorë

28.04.2023 16:31

Shoqata për siguri në punë vitin e kaluar ka regjistruar 167 lëndime dhe 22 të vdekur...

Shoqata për siguri në punë vitin e kaluar ka regjistruar 167 lëndime dhe 22 të vdekur, shumica prej tyre në Shkup, Manastir dhe Prilep, kryesisht gjatë punëve bujqësore, në ndërtimtari dhe në industrinë prodhuese. Vitin e kaluar, korriku ishte muaji më vdekjeprurës, me gjashtë vdekje. Nëse java e punës zgjatet në 60 orë, do të ketë edhe më shumë vdekje dhe lëndime, paralajmërojnë nga kjo shoqatë.
 
“Unë i përmbahem përpjekjeve të organizatës  popullore të  punës, tetë orë në orar të punës, tetë orë me familjen, tetë orë pushim. Nëse këtë nuk mundemi ta kuptojmë, ne padyshim i kemi dy sisteme paralele.”, - deklaroi Millan Petkovski nga Shoqata maqedonase për siguri në punë. 
 
Ministrja Trençevska thotë se nuk bëhet fjalë për zgjatje të orarit në 60 orë në javë, por për punë jashtë orarit, të cilat do t'u paguhen punëtorëve që do të ndërtojnë korridoret 8 dhe 10-D dhe që do të punojnë me mbrojtjen e duhur.
 
“Në pjesën e 60 orëve në javë nuk ka kësi ligji në Kuvend. Ligji në Kuvend nuk definon 60 orë në javë, por thotë punë jashtë orarit.”, - theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
 
Punëtorët duhet të kenë të drejtën e punës së sigurt, kjo është e drejtë e tyre themelore, thonë nga Sindikatat Ndërkombëtare dhe Shoqatat e Punës, duke theksuar mangësitë e kushteve në të cilat punojnë punëtorët e vendit. Ata kërkuan nga Qeveria përmirësimin e ligjeve.
 
“Rritja e javës së punës është e papranueshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të punës. Ky është një interes privat, jo për të përmirësuar kushtet e punëtorëve. Me këtë Qeveria do të krijojë rrezik shtesë për lëndime te punëtorët.”, - u shpreh Anton Lepik nga Këshilli Pan-Evropian i Sindikatave Evropiane.
 
“Dëshirojmë edhe një herë të theksojmë se në Maqedoni, e cila është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Punës, duhet të sigurohet zbatim cilësor i standardeve ndërkombëtare të punës, në ligjet kombëtare dhe në praktikë. Duhet të përmirësohet inspektimi i kushteve të punës, të sigurohen pajisje më të mira dhe personel të trajnuar.”, - deklaroi Gjuxhak Aleksandriu nga Shoqata Ndërkombëtare e Punës.
 
Të gjithë punëtorët e RMV-së që kanë vdekur apo janë lënduar në vendin e punës, në Ditën Ndërkombëtare për Siguri në Punë janë përkujtuar me mbjelljen e pemëve në Aeroportin e Shkupit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI