Maqedoni

Bruksel, skriningu dypalësh për kapitullin 25, Mariçiq: Në tavolinë, shkenca dhe kërkimi

28.04.2023 16:53

Skriningu bilateral për kapitullin 25 klasteri i tretë, që përfshinë shkencën dhe kërkimin, në diskutim mes Komisionit Evropian...

Skriningu bilateral për kapitullin 25 klasteri i tretë, që përfshinë shkencën dhe kërkimin, në diskutim mes Komisionit Evropian dhe delegacionit shtetëror.  Kryenegociatori Bojan Mariçiq  ka shprehur  gatishmërinë e qeverisë për të  plotësuar kushtet e nevojshme  për pjesëmarrje efektive  në programet kërkimore, me qëllim që shteti t’i bashkohet pjesës hulumtuese evropiane. Mariçiq  me paraqitje të theksuar mbi  reformat dhe angazhimet e  ndërmarra në këtë drejtim. Ka potencuar udhërrëfyesin nacional  për infrastrukturën hulumtuese,  punën e Fondit për Inovacione dhe zhvillimin teknologjik dhe rritjen  e dyfishtë të buxhetit  për financimin e projekteve hulumtuese.
 
“Maqedonia e Veriut është në fazën përfundimtare të zhvillimit të Strategjisë për specializim inteligjent, duke ndjekur  metodologjinë standarde të BE-së  dhe komunikimin e vazhdueshëm  me Qendrën e përbashkët kërkimore. Miratimi  i strategjisë  për specializim inteligjent dhe krijimi i infrastrukturës institucionale për të mbështetur bashkëpunimin  mes akademisë  dhe biznesit, është i një rëndësie të veçantë  për krijimin e një ekonomie konkurruese.”, - u shpreh Mariçiq.
 
Nga sekretariati për eurointegrime njoftojnë se procesi i skriningut zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa sipas kalendarit të përcaktuar, të dy fazat e ekzaminimit duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit. Kryenegociatori Mariçiq, po ashtu ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të BE-së të angazhuar  për Ballkanin Perëndimor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU